Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është duke vazhduar aplikimi për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Në njoftimin e KQZ-së thuhet se deri tani janë pranuar 7,971 aplikime përmes platformës elektronike https://diaspora.kqz-ks.org.
KQZ pohon se nga këto aplikime 5,445 janë aprovuar dhe 1,581 aplikime janë refuzuar.
Mërgimtarët për të votuar me postë mund të aplikojnë deri më 15 gusht në ora 12:00.