Live

Mbi 350 persona të vdekur nga përmbytjet në Pakistan

13:11 / 18 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Ekipet e shpëtimit kanë vazhduar të gërmojnë edhe të hënën nëpër grumbuj mbeturinash në disa rrethe të Pakistanit veriperëndimor, ku përmbytjet kanë shkatërruar fshatra të tëra, ura dhe infrastrukturë tjetër dhe duke lënë të vrarë mbi 350 njerëz brenda katër ditëve.

Me viktimat e fundit të shkaktuara nga përmbytjet masive që goditën provincën veriperëndimore të Khyber Pakhtunkhëa të premten, numri i përgjithshëm i të vdekurve është rritur në 670 që nga periudhat e para të musoneve që goditën vendin e Azisë Jugore më 26 qershor.

Gjenerallejtënant Inam Haider, kreu i Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive (NDMA) të vendit, në një konferencë për shtyp të hënën tha se rreth 1,000 persona janë plagosur në aksidente të lidhura me shiun dhe përmbytjet në të gjithë vendin që nga 26 qershori .

Inam tha se autoritetet po punojnë për të kthyer normalitetin në zonat e prekur, raporton agjencia Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

Autoritetet kanë frikë nga një rritje e numrit të viktimave, pasi Faraz Mughal, një zëdhënës i qeverisë së Khyber Pakhtunkhëa, u tha gazetarëve se të paktën 200 persona rezultojnë ende të zhdukur.

Shpërndaje në

U Kopjua