Live

Tragjike në Greqi: Autoambulanca përmbyset rrugës për spital, vdes pacienti

15:25 / 18 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Një aksident trafiku në Goudi të Greqisë përfundoi në një tragjedi pas përmbysjes së një ambulance private që transportonte një pacient 54-vjeçar.

Pacienti u plagos rëndë dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ndërroi jetë në Spitalin Popullor.

Sipas informacioneve, ambulanca u përmbys në rrugën Mikras Asias për një arsye që ende po hetohet, raporton Top Channel.

Pas përmbysjes, automjeti u përplas me të paktën një makinë të parkuar, duke shkaktuar dëme materiale.

Ekuipazhi i ambulancës do të nënshtrohet analizave për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Për shkak të incidentit, policia e trafikut ka bllokuar pjesërisht rrugën Mikras Asias, nga kryqëzimi me rrugën Thivon, për të lehtësuar hetimet dhe largimin e automjeteve.

Shpërndaje në

U Kopjua