Një vrasje me thikë ka ndodhur në Kryekuq të Divjakës.
Sipas Top Channel, viktima është Qemal Kumria rreth 30-vjeçar, transmeton Klankosova.tv.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës së djeshme. Sipas informacioneve jo zyrtare autori pasi ka parkuar makinën në rrugë ka hyrë me thikë në dorë në drejtimin e tavolinës ku ishte viktima së bashku me persona të tjerë.
Viktima punonte si i punësuar sezonal në Himarë.
Autori ende është në arrati, ndërsa policia po punon për gjetjen e tij.