Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Hamallajt në Durrës.
Sipas mediave shqiptare, një person është qëlluar me dy plumba, dhe ende nuk është bërë me dije gjendja e tij shëndetësore, transmeton klankosova.tv.
Gjithashtu thuhet se autori i ngjarjes është larguar menjëherë nga vendngjarja dhe dyshohet se ka përdorur një automjet tip “Toyota Yaris”.
Forcat e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.