Live

Ministri izraelit thotë se qyteti i Gazës do të shkatërrohet nëse Hamasi nuk pranon kushtet tona

10:34 / 22 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit thotë se Qyteti i Gazës do të shkatërrohet nëse Hamasi nuk pranon të çarmatoset dhe të lirojë të gjithë pengjet.

Komentet e Israel Katz erdhën pasi kabineti izraelit miratoi planet për një sulm masiv ndaj Qytetit të Gazës, pavarësisht kundërshtimit të gjerë ndërkombëtar dhe vendas.

Të hënën, Hamasi ra dakord për një propozim nga ndërmjetësit e Katarit dhe Egjiptit për një armëpushim 60-ditor, i cili sipas Katarit do të shihte lirimin e gjysmës së pengjeve të mbetura në Gaza, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu me sa duket e ka hedhur poshtë këtë, duke thënë se kishte udhëzuar që negociatat të fillonin për lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura dhe një fund të luftës në Gaza me kushte “të pranueshme për Izraelin”.

Shpërndaje në

U Kopjua