Shkëndija e Tetovës arriti mbrëmë fitore historike dhe tani e sheh veten vetëm një hap larg kualifikimit në Europa Ligë.
Ata triumfuan ndaj ekipit bullgar, Ludogorets me rezultat 2:1 me golat që u shënuan nga Liridon Latifi dhe Besart Ibraimi.
Kjo fitore solli festë të madhe në stadiumin e Shkupit ku u zhvillua ballafaqimi, por edhe më e madhe ishte festa në rrjetet sociale me futbollistët e tetovarëve që nuk u vonuan për ta shprehur gëzimin e tyre, raporton Klankosova.tv
Më i zëshmi nga ta, Klisman Cake që luan si mbrojtës, pati madje edhe një mesazh për ata që kanë dyshuar në të dhe ekipin.
Ai postoi një fotografi nga autobusi i klubit pas fitores, teksa këtë postim e shoqëroi me këngën “Fol edhe 1 her” të reperit nga Kosova, Fero.
