Live

FBI bastis shtëpinë e ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare të Trump, John Bolton

15:30 / 22 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Byroja Federale e Hetimeve bastisi shtëpinë e ish-Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, John Bolton, si pjesë e një hetimi që lidhet me sigurinë kombëtare.

Sipas burimit, bastisja lidhet me dokumente të klasifikuara, duke përfshirë vjedhjen e mundshme dhe mbajtjen e paautorizuar të këtyre materialeve. Burimi tha se bastisja ndodhi ndërsa Drejtori i FBI-së, Kash Patel, postoi në platformën sociale X: “ASKUSH nuk është mbi ligjin… Agjentët e FBI-së në mision”, raporton  Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

Bolton shërbeu si këshilltar i sigurisë kombëtare i Presidentit Donald Trump nga viti 2018 deri në vitin 2019.

Shpërndaje në

U Kopjua