Shtetet e Bashkuara po rishikojnë regjistrat e mbi 55 milionë personave që mbajnë vizë amerikane për të verifikuar nëse kanë shkelur kushtet e hyrjes ose qëndrimit në vend.
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha agjencisë Associated Press se mbajtësit e vizave do të jenë nën “kontroll të vazhdueshëm”, transmeton Klankosova.tv.
Sipas zyrtarëve, vizat do të revokohen nëse ka shenja të qëndrimit të tejzgjatur, veprimtarive kriminale, kërcënimeve për sigurinë publike, pjesëmarrjes në aktivitet terrorist ose mbështetjes së organizatave terroriste.
Presidenti Donald Trump e ka bërë politikën anti-imigracion qendrore në mandatin e tij të dytë, duke përfshirë deportime masive, ndalime udhëtimi për disa vende dhe revokimin e 6,000 vizave studentore.