Live

46-vjeçari i shpallur në kërkim për prodhim të narkotikëve, kapet në Durrës

10:31 / 25 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Policia e Shqipërisë ka arritur ta kap 46-vjeçarin e shpallur në kërkim, nën dyshimin se ai ishte i përfshirë në veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave kriminale nga grupi i strukturuar kriminal”.

I dyshuari, sipas policisë ishte i shpallur në kërkim që nga viti 2023, transmeton Klankosova.tv.

“Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, për hetime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua