Live

Arrestohet 23-vjeçari në Durrës, shiste doza kanabisi në plazh

15:12 / 25 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Një 23-vjeçar është arrestuar në Durrës, nën dyshimin se shiste doza kanabisi në zona të plazhit.

Policia e Shqipërisë bën të ditur se i arrestuar është K.O, dhe derisa janë sekuestruar sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza gati për shitje, transmeton Klankosova.tv.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shpërndaje në

U Kopjua