Live

Zhegrova bën ‘like’ postimin e Yildizit

18:47 / 26 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Edon Zhegrova është lidhur ngushtë kohëve të fundit me një transferim te Juventusi.

Kontrata e Zhegrovës skadon në qershor të vitit 2026, por Juventusi shpreson ta sigurojë shërbimet e tij këtë javë.

Reprezentuesi i Kosovës duket i etur për t’u transferuar në Torino, pasi siç raportoi Tuttosport javën e kaluar, ai kishte arritur një marrëveshje me Juventusin.

Për më tepër, sipas asaj që raportoi la Gazzetta, 26-vjeçari pëlqeu gjithashtu një postim në Instagram të Yildizit, i cili festonte fitoren 2:0 kundër Parmës, gjë që sugjeron se ylli i Lille po i ndjek me vëmendje Bianconerët kohëve të fundit.

Shpërndaje në

U Kopjua