Të shtënat me armë në një shkollë në Minneapolis që la dy fëmijë të vdekur dhe 17 të tjerë të plagosur po hetohet si një akt terrorizmi dhe krim urrejtjeje që synon katolikët, thotë FBI.
“FBI po e heton këto të shtëna si një akt terrorizmi të brendshëm dhe krim urrejtjeje që synon katolikët”, tha drejtori i FBI-së, Kash Patel, në një postim në X, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Dy fëmijët, të moshës 8 dhe 10 vjeç, u vranë kur një sulmues hapi zjarr përmes dritareve të Kishës së Ungjillëzimit të qytetit të mërkurën në mëngjes, ndërsa fëmijët po festonin Meshën.
Sulmuesi, i cili vdiq në vendngjarje nga një plagë me armë zjarri e shkaktuar vetë, u identifikua më vonë nga policia si 23-vjeçari Robin Westman.