Shtëpia e Bardhë thotë se ka shkarkuar drejtoreshën e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), Susan Monarez, pasi ajo refuzoi të jepte dorëheqje të mërkurën.
Në një deklaratë, thuhet tha se ajo “nuk ishte në përputhje me agjendën e presidentit” dhe se ishte shkarkuar nga pozicioni i saj në agjencinë shëndetësore.
Departamenti i shëndetësisë i SHBA-së njoftoi më parë largimin e saj, gjë që nxiti një deklaratë nga avokatët e Monarez, të cilët thanë se ajo nuk ishte njoftuar për shkarkimin e saj dhe se nuk do të jepte dorëheqjen, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ata thanë se ajo po shënjestrohej për refuzimin “të miratonte direktiva joshkencore dhe të pamatura dhe të shkarkonte ekspertë të përkushtuar shëndetësorë” dhe akuzuan Sekretarin e Shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr për “armatosje të shëndetit publik”.
Pothuajse menjëherë pasi largimi i Monarez u njoftua për herë të parë nga departamenti i shëndetësisë, të paktën tre drejtues të lartë të CDC-së dhanë dorëheqje nga agjencia.