Live

Shkon në 18 numri i të vrarëve nga sulmi rus në Kiev

16:15 / 28 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i Ukrainës ka bërë të ditur se është rritur numri i të vrarëve nga sulmi rus në Kiev.

Në përditësim thuhet se 18 persona janë konfirmuar të vrarë, katër prej të cilëve janë fëmijë, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Bëhet e ditur se po vazhdon puna për kërkimin e shumë persona të plagosur dhe të atyre që mund të jenë bllokuar në rrënojat në kryeqytetin e Ukrainës.

Shpërndaje në

U Kopjua