Live

Begaj për Anagnostin: Plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll

10:31 / 01 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shkruar për ndarjen nga jeta të regjisorit të shquar, Dhimitër Anagnosti.

Përmes në postimi në Facebook, Begaj thotë se plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll, transmeton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, i pari i Shqipërisë shton se shqiptarët do të vazhdojnë të magjepsën me artin e Anagnostit.

“Plejadës së artistëve të mëdhenj shqiptarë iu shkëput sot një tjetër yll. Lamtumirë, Dhimitër Anagnosti!  Shqiptarët do të vazhdojnë të magjepsen nga arti yt i madh”, ka shkruar Begaj.

Shpërndaje në

U Kopjua