Rrëshqitja e dheut ka marrë jetën e 1 mijë njerëzve në malet e largëta Marra në Sudanin perëndimor, sipas grupit rebel Lëvizja/Ushtria Çlirimtare e Sudanit.
Ditë të tëra shiu të rrëmbyeshëm shkaktuan rrëshqitjen e dheut të dielën, e cila la vetëm një të mbijetuar dhe “rrafshoi” pjesën më të madhe të fshatit Tarasin, tha grupi në një deklaratë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Lëvizja ka bërë thirrje për ndihmë humanitare nga Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera rajonale dhe ndërkombëtare.
Shumë banorë nga shteti i Darfurit të Veriut kishin kërkuar strehim në rajonin e Maleve Marra, pasi lufta midis ushtrisë sudaneze dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) i detyroi ata të largoheshin nga shtëpitë e tyre.