Live

“Forca Kosova” – Edon Zhegrova me një mesazh mbështetës për bashkëlojtarët

20:57 / 05 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Kosova sonte nis ciklin e ri kualifikues për Kupën e Botës të vitit 2026, ku do të përballet me Zvicrën në Bazel.

Takimi nis me fillim nga ora 20:45 dhe luhet në “St Jackob-Park”, shkruan Arbresh.info.

Një mungesë e madhe e Kosovës, para kësaj sfide ëshë ajo e Edon Zhegrovës i cili ditë më parë u transferua tek Juventusi, dhe do të mungojë për dy ndeshjet e para.

Ani pse me trup nuk është në Zvicër, ylli dardan ka dal me një mesazh mbështetës për bashkëlojtarët e tij para ndeshjes.

“Forca Kosova”, ka shkruar ai në “Instastory”.

Shpërndaje në

U Kopjua