Live

“A je ti prokuror? Mbylle këtë temë”, ministrja Hajdari s’do pyetje për rezervat shtetërore

23:02 / 20 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Minsitrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ishte e ftuar në një emision në televizionin publik ku ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet për rezervat shtetërore.

Madje, Hajdari i drejtohet moderatorit të emisionit me pyetjen ‘A je prokuror?’.

Ajo i ka kërkuar gazetarit që mos ta pyes në lidhje me rezervat shtetërore.

“Të lutem, a jeni ju sot prokuror? Të lutem mbylle këtë temë, sepse është çështje sekrete”, ia ktheu Hajdari gazetarit, për çka ky i fundit ia preu.

“Dëgjo, se kur e mbylli temën, vendosi unë”.

Gazetari: “Po janë bërë publike…emailat që i keni shkruar ju”

Hajdari: “Falemnderit. Falemnderit. Falemnderit…”

Gazetari: “Falemnderit për çka?”

Hajdari: “Për gjithçka, për mirëkuptim”.

Gazetari: “Por ju po thoni sekret shtetërore, ndërsa këto ka dalë publike thirrja për rezerva shtetërore”.

Hajdari: “Shfrytëzoj të drejtën time për të të mos u përgjigjur. Është gjithçka sekrete”:

Më poshtë mund ta dëgjoni të plotë videon ku Hajdari refuzon të përgjigjet në pyetjet e gazetarit:

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...