Live

AAK kritikon Qeverinë për dështime: Instalimi i bordeve të përkohshme u bë me një “kujdes të madh”, përfshiu individë pa përvojë

18:03 / 18 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Departamenti për Ujë dhe Politika Mjedisore i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se instalimi i bordeve të përkohshme u bë me një “kujdes të madh”, duke përfshirë individë pa përvojë dhe të afërt me pushtetin. 

Përmes një komunikate për media, AAK ka paraqitur dështimet serioze të Qeverisë Kurti në menaxhimin e kompanive publike.

“AAK, përmes Departamentit për Ujë dhe Politika Mjedisore, është përpjekur që, përmes komunikatave për shtyp, të paraqesë dështimet serioze të Qeverisë Kurti në menaxhimin e kompanive publike. Kjo, ndonëse Kurti, gjatë fushatës së tij në zgjedhjet e kaluara, kishte arritur të bindë një pjesë të madhe të qytetarëve dhe një pjesë të konsiderueshme të ekspertëve se pikërisht përmirësimi i menaxhimit të kompanive publike dhe mirëqenia e qytetarëve do të ishte prioritet, ndërsa çështjet me dialogun me Serbinë i kishte ranguar në fund të listës së prioriteteve”, thuhet në komunikatë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...