Live

Abazi: Kurti kurrë kryeministër me votën time, është dëmi më i madh i interesit kombëtar

09:37 / 21 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se nuk do ta votonte një qeveri me kryeministër Albin Kurtin.

Ai ka thënë se me votën e tij Kurti nuk do të zgjidhet kurrë kryeministër, kur është pyetur nëse do të bëhej një koalicion LVV-AAK pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Abazi ka thënë se Kurti është dëmi më i madh i interesit kombëtar dhe dëmi më i madh i objektivave të anëtarësimit euroatlantik

“Jo me votën time, asnjëherë. Kurti nuk do.të zgjidhet kryeministër me votën time. Është dëmi më i madh i interesit kombëtar, është dëmi me i madh i marrëdhënieve tona me bashkësinë ndërkombëtare, është dëmi më i madh në objektivat e Kosovës për integrim në NATO dhe Bashkim Evropian”, tha Abazi në Tëvë1.

Abazi ka qenë deputet i Lëvzijes Vetëvendosje të kësaj legjislature që është larguar muaj me parë nga kjo parti. Ndërsa në Qeverinë Kurti 1 kishte pasur postin e zëvendëskryeministrit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...