Live

Abdixhiku i ashpër: Për katër vjet Qeveria ka krijuar vetëm 2 kilometra rrugë të reja

23:01 / 31 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar qeverinë aktuale për menaxhim në katër vitet e fundit.

Ai foli edhe për investimet kapitale.

“Më 2023, nga 2.9 miliardë euro, investime kapitale në Kosovë janë 348 milionë euro. Më 2023, ne kemi investime kapitale njëjtë sikur kur kemi gati 3 miliardë euro buxhet, sikur kur kemi pasur buxhet më 2017 1.8 miliard. Pra, kot e rrit buxhetin kur s’ke investime kapitale”, u shpreh ai.

“Qeveria për këto katër vite nuk ka qenë në gjendje të bëjë një projekt të vetëm. Për katër vite, rrugë e re është shtruar 2km në Kosovë. Jo asfaltim, por rrugë e re që shtohet. Pra, këtu janë krijuar 2km rrugë të reja. Nga 2404 km rrugë që i ka pasur Kosova, pas katër viteve i ka 2406 km”, theksoi Abdixhiku.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...