Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bashkë me bashkëshorten e tij, Albinën shpërndanë dhuratat e Vitit të Ri për fëmijët e stafit të Selisë Qendrore të LDK-së.
Përmes një postimi në Facebook, ai uron më të mirat për fëmijët e Kosovës, njofton Kosovalive.net.
“Me Albinën, këtë mëngjes ndamë dhuratat e Vitit të Ri për fëmijët e stafit të Selisë Qendrore të LDK-së. Fëmijët e atyre që angazhohen secilën ditë, para e prapa ekraneve, që kjo shtëpi e demokracisë të jetë një dritë shprese për secilin. Sa shumë dashuri, gëzim e jetë!”, shkroi ai.
“Dhe jetë, këta e fëmijët e tjerë të Kosovës paçin përherë! Ju faleminderit që na zbukuruat selinë!”.