Live

Abdixhiku në takim me qytetarë në Rahovec: Me këtë energji, do ta ndërtojmë së bashku Kosovën që duam

22:44 / 23 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka vizituar këtë të mërkurë qytetarë të Rahovecit.

Sipas tij besimi i qytetarëve, i vazhdueshëm ndaj vizionit të LDK-së për një Kosovë të zhvilluar, është frymëzim për rrugën që kanë përpara.

“Në çdo takim që po zhvillojmë, gjithandej vendit, ndiejmë shpresën që po rritet mes qytetarëve tanë. Ata kërkojnë zgjidhje konkrete për sfidat e tyre të përditshme, dhe janë të etur për ndryshimin që do ta sjellim bashkë’’, thuhet në postimin e Abdixhikut.

Me këtë e energji dhe përkushtim të secilit qytetarë, Abdixhiku tha se do ta ndërtojnë së bashku Kosovën që duan.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...