Live

Afatet e Kushtetueses: Nis “tik-taku” i ri në pritje të aktgjykimit (VIDEO)

20:56 / 09 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Njoftimin për vendimin e publikoi në ditën e fundit të afatit.

Në të, Gjykata Kushtetuese tregon e si duhet vepruar tutje me kuvendin e Kosovës, pasi të përfundon masa e përkohshme që ia vendosi parlamentit nga data 26 korrik e tutje.

Por, asnjë nga obligimet kushtetuese nuk fillon të zbatohet pa u përfunduar aktgjykimi me shkrim e të publikohet edhe ne gazetën zyrtare.

Kjo po thuhet se merr kohë, disa ditë.

Por, edhe pse nuk ka afat të prerë me ditë aktgjykimi po pritet shpejtë, pasi situata në kuvend po vlerësohet se duhet trajtohet me urgjencë.

E ky afat, për të provuar edhe një raund për konstituim kuvend, gjykata Kushtetuese vendosi të jetë 1 muaj.

Por, po thuhet se Vetëvendosja si parti fituese e zgjedhjeve, zor që do ta shfrytëzoj këtë kohë për ta bërë kuvendin me zot shtëpie.

Përgjigje të prerë për këtë nuk kanë dhënë ende nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi sic kanë thënë po e presin aktgjykimin e plotë.

Shpërndaje në

U Kopjua