Live

Agani premton “dy vite pushim të lehonisë” për gratë e punësuara

23:41 / 22 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Ferid Agani nga “Nisma për Familjen” ka njoftuar se Koalicioni AKR-PD – Nisma Qytetare janë në përgatitje të programit të fushatës zgjedhore.

Agani në Dukagjini tha që njëra nga pikat kryesore të programit modern me koncepte liberale do të jetë edhe pushimi i lehonisë ku gruaja do të ketë pushim dy vite.

“ Kjo pjesë do të jetë pjesë e programit ekonomik elektoral dhe është duke u elaboruar. Jemi duke elaboruar një program ekonomik modern, me koncepte liberale. Por një ekonomi e hapur sociale, ku familja është në essence. Ka me pasur pjesë specifike ku kanë me mbështet familjen si tërësi. Përfshirë edhe punësimin e gruas, pushimin e lehonisë, politikat sociale me I avancu për kujdesin ndaj fëmijëve. Pushimi i lehonisë dy vite”, tha Agani.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...