Live

AGK dënon sjelljen arrogante të Kurtit ndaj gazetares: Qasje e papranueshme

15:30 / 06 Gusht 2025

Nga Kosova Live

AGK ka reaguar pas sjelljes arrogante të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ndaj gazetares së Klan Kosovës.

“Kjo është një qasje e papranueshme e Kurtit ndaj medieve dhe gazetarëve, dhe përpjekje e hapur për të minuar punën e tyre, dhe për të fshehur mungesën e transparencës së qeverisë që ai ka udhëhequr në këto vitet e fundit.
Sulme si këto të Kurtit, qeverisë dhe partisë së tij, kanë kontribuar në masë të madhe që Kosova të bie drastikisht në indeksin e lirisë së medieve”, thuhet mes tjerash në reagimin e AGK.

Reagimi i plotë:

Sjellje e papranueshme e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ndaj gazetares Arbëresha Uka
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon ashpër sjelljen dhe qasjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ndaj gazetares së televizionit, Klan Kosova, Arbëresha Uka, gjatë një deklarimi publik.
Gazetarja Uka e ka pyetur Kurtin për mungesën e barnave në QKUK, teksa ai i është përgjigur me ton arrogant, duke i thënë “lej ti albuminat. Thuj pronarit tuaj, televizionit tuaj le t’ia kthejnë 62 milionë Telekomit”.
Kjo është një qasje e papranueshme e Kurtit ndaj medieve dhe gazetarëve, dhe përpjekje e hapur për të minuar punën e tyre, dhe për të fshehur mungesën e transparencës së qeverisë që ai ka udhëhequr në këto vitet e fundit.
Sulme si këto të Kurtit, qeverisë dhe partisë së tij, kanë kontribuar në masë të madhe që Kosova të bie drastikisht në indeksin e lirisë së medieve.

Shpërndaje në

U Kopjua