Live

Agresioni në Lindjen e Mesme, Biden: Lufta e gjithanshme e mundur, jo e pashmangshme

19:52 / 25 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Presidenti Joe Biden ka deklaruar këtë të mërkurë se “lufta e gjithanshme” është ende e mundur pasi luftimet midis Izraelit dhe Hezbollahut janë duke u përshkallëzuar dita-ditës.

Megjithatë presidenti amerikan është shprehur në një intervistë në ABC “The View” se ende shpreson se mund të gjendet një strategji për ndalimin e luftës.

“Lufta e gjithanshme është e mundur, por unë mendoj se ka gjithashtu mundësi, ne jemi ende në lojë për të marrë një zgjidhje që mund të ndryshojë rrënjësisht të gjithë rajonin,” tha Biden në “The View” për ABC.

Komentet e tij vijnë pas ditëve të tëra sulmesh midis Izraelit dhe militantëve të Hezbollahut në Liban.

Këto sulme kanë vrarë qindra njerëz dhe kanë rindezur frikën për një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Shpërndaje në

U Kopjua