Live

Ahmeti priti ambasadorin kosovar Qehaja: Qeveria po rëndon marrëdhëniet ndëretnike dhe cenon Marrëveshjen e Ohrit

14:44 / 10 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Kosovës, Florian Qehaja, njoftuan nga BDI.  Sipas njoftimit të BDI-së, Ahmeti dhe Qehaja kanë folur edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizim të Balancuesit.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Kosovës, Florian Qehaja, njoftojnë nga BDI.  Sipas njoftimit të BDI-së, Ahmeti dhe Qehaja kanë folur edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizim të Balancuesit

“Z. Ahmeti theksoi që vendimi i Gjykatës Kushtetuese është në funksion të politikës ditore të Qeverisë me legjitimitet monoetnik dhe është në vazhdën e vendimeve që rëndojnë marrëdhëniet ndëretnike dhe cënojnë Marrëveshjen e Ohrit, të garantuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Z. Ahmeti gjithashtu u shpreh i brengosur për distancimin e vendit nga integrimi europian dhe nga vlerat europiane dhe partneriteti ne SHBA-të”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...