Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë ku një makinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me rrethimin e vilës qeveritare në zonën e Ujit të Ftohtë.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin për shkaqe ende të paqarta, duke përfunduar në rrethimin e godinës.
Në vendngjarje ka ndërhyrë menjëherë policia, e cila ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale./A2Cnn.
