Live

Aksident i rëndë në Komoran: Përfshihen 6 vetura, ka të lënduar

20:18 / 11 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur sot, në aksin rrugor Prishtinë–Pejë, në segmentin në Komoran.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Daut Hoxha, në aksident janë përfshirë gjashtë automjete dhe ka disa persona të lënduar.

“Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ndërkohë që janë njoftuar edhe ekipet e emergjencës mjekësore dhe njësia e zjarrfikësve, të cilat kanë reaguar për t’u ofruar ndihmën e nevojshme personave të përfshirë dhe për menaxhimin e situatës”, ka deklaruar Hoxha.

Policia ka nisur veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa po menaxhon qarkullimin në atë segment rrugor.

Shpërndaje në

U Kopjua