Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në kryqëzimin e Kryebushatit, në Shkodër.
Sipas inofrmacioneve paraprake bëhet me dije se një kamion është përplasur me një makinë, duke shkaktuar humbjen e jetës së një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve.
Personat e plagosur janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po marrin trajtim mjekësor.