Live

Aksident me vdekje në aksin Levan-Vlorë

17:06 / 01 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 14:45 në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja.

Sipas A2 Cnn, një automjet tip kamionçinë, me targa AB498L Y është përplasur me trafikndarësen.

Nga verifikimet në terren nga Policia Rrugore, dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një automjet tip Dacia me targa AA 408 XY, në të cilin udhëtonin dy shtetas të huaj. Drejtuesja e mjetit, një grua, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka goditur nga pas një kamionçinë. Përplasja ka bërë që kamionçina të spostohej dhe të përplasej fort me pjesën ndarëse të autostradës.

Si pasojë, drejtuesi i kamionçinës, shtetasi Ferdinant Hasani, humbi jetën në vend. Zjarrfikësit ndërhynë duke prerë pjesët metalike të deformuara për të nxjerrë trupin e pajetë. Pasagjeri që ndodhej në kamionçinë u transportua me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka shoqëruar drejtuesen e automjetit Dacia dhe po kryen hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Shpërndaje në

U Kopjua