Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Ballsh.
Sipas Abc News, vetura me drejtues një 18-vjeçar ka përplasur një 7 vjeçare, e cila aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë 18-vjeçari është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.