Live

Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen shtatë persona

20:25 / 05 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Shtatë persona janë lënduar në një aksident zingjiror që ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi tha për gazetën online Reporteri.net  se bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore.

Në aksident janë përfshirë tri vetura.

“Rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident zingjiror ku janë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit shtatë persona kanë kërkuar tretman mjekësor në Emegjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë dhe sipas informatave lëndimet janë të lehta.

Njësitë plicore të trafikut janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të rastit”, tha Prekazi për Kosovalive.net.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...