Live

Aksident tragjik në Sarandë, dy viktima dhe një i lënduar

21:51 / 24 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në aksin Sarandë-Delvinë.

Sipas Ora News, dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është plagosur, transmeton Klankosova.tv.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pularia”, ndërkohë forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse janë aktualisht në vendin e ngjarjes.

I lënduari është transportuar drejt spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë.

Ende nuk ka detaje në lidhje me rrethanat e aksidentit.

Shpërndaje në

U Kopjua