Midis 21 personave të lënduar nga aksidenti tragjik në Lisbonë, ishte edhe një djalë trevjeçar nga Gjermania, i cili u nxor nga rrënojat nga një oficer policie.
Babai i djalit vdiq në përplasje ndërkaq nëna e tij mbetet në gjendje kritike.
Shtetas të shumtë të huaj pësuan lëndime në aksident, tha Margarida Castro Martins, drejtuese e Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Lisbonës.
Tramvaji – një atraksion popullor në Lisbonë – po udhëtonte në një pikë turistike.