Live

Aksidenti tragjik në ShBA: Së paku një fëmijë i vdekur, disa të tjerë të plagosur rëndë

21:54 / 22 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Të paktën një fëmijë ka humbur jetën në aksidentin e rëndë me autobus turistik në New York, ka konfirmuar zëdhënësi i policisë shtetërore, James O’Callaghan.

“Fatkeqësisht, ndërsa po ecim me hetimet, numri i viktimave po rritet”, tha ai, duke shtuar se shumica e pasagjerëve nuk kishin të vendosura rripat e sigurimit. Në autobus ndodheshin disa fëmijë dhe ekziston frika se disa prej tyre ende mund të jenë të bllokuar nën rrënoja.

Pasagjerët ishin kryesisht turistë nga India, Kina dhe Filipinet. Për komunikim me ta, autoritetet kanë kërkuar përkthyes.

Sipas policisë, autobusi po vinte nga Niagara Falls dhe po udhëtonte drejt New Yorkut kur humbi kontrollin, doli në mes të autostradës, u përpoq të rikthehej në drejtim dhe përfundoi në një kanal. Disa persona mbetën të bllokuar brenda, ndërsa të tjerë u hodhën jashtë automjetit nga përplasja.

Të mbijetuarit janë transportuar në spitalet e zonës.

Shpërndaje në

U Kopjua