Live

Aksidentohet autobusi në Katalonjë, 10 të lënduar – 2 në gjendje të rëndë

18:51 / 07 Shtator 2025

Nga Kosova Live

10 persona janë lënduar, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë pasi një autobus është përmbysur në Katalonjë.

Autobusi doli nga C-31 në Santa Susanna, 53 km në verilindje të Barcelonës, sipas Sistemit të Emergjencave Shëndetësore Publike të operuar nga qeveria katalanase.

Fire crews closed the C-32 while dealing with the injured. Pic: Catalonia fire department/@bomberscat/x

Në një postim në “X” thuhet se tetë ambulance, dy helikopterë dhe disa ekipe zjarrfikëse u dërguan në vendngjarje.

Sipas raportimeve 53 persona ishin në autobus kur u përmbys dhe të lënduarit u transportuan në spitalet locale.

Nuk dihen ende detajet e aksidentit./Klankosova.tv.

Rescue teams inside the overturned coach. Pic: Catalonia fire department/@bomberscat/x

Shpërndaje në

U Kopjua