Live

Aksioni kundër fajdeve me gjashtë të arrestuar, policia: Të dyshuarit përfituan kundërligjshëm nga viktimat mbi 1 milion euro

09:46 / 01 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për një aksion kundër fajdeve që është zhvilluar gjatë ditës së djeshme në Suharekë dhe Prizren.

Siç njofton Policia, gjatë operacionit policor është zbatuar urdhër-kontrolli i gjykatës në vendbanimet e personave të dyshuar ku janë sekuestruar 20 njësi banesore dhe lokale afariste, 5 automjete, 5 armë dhe municion të kalibrit të ndryshëm, kontrata, para kontrata, të holla të gatshme, prova digjitale, si dhe janë bllokuar llogaritë bankare të personave të dyshuar.

Të dyshuarit në këtë rast me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë, kanë kontraktuar shuma dukshëm jo proporcionale të pasurisë, në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës.

Siç bën të ditur policia, të dyshuarit kanë arritur të përfitojnë në mënyrë të kundërligjshme nga viktima shuma të mëdha të parave si dhe prona të paluajtshme dhe të luajtshme si formë e interesit nga veprimtaria e fajdesë, vlera e të cilave kalon shumën mbi 1 milion euro.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Suharekë/Prizren 2023/2024. Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda me datë 31.10.2024 ka realizuar operacion të gjerë policor në regjionin e Prizrenit dhe të Suharekës në 6 lokacione të ndryshme, me ç’ rast ka arrestuar 6 persona të dyshuar meshkuj kosovarë për veprat penale të fajdesë dhe detyrimit. Gjatë operacionit policor është zbatuar urdhër-kontrolli i gjykatës në vendbanimet e personave të dyshuar ku janë sekuestruar 20 njësi banesore dhe lokale afariste, 5 automjete, 5 armë dhe municion të kalibrit të ndryshëm, kontrata, para kontrata, të holla të gatshme, prova digjitale, si dhe janë bllokuar llogarite bankare të personave të dyshuar. Të dyshuarit në këtë rast me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë, kanë kontraktuar shuma dukshëm jo proporcionale të pasurisë, në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës. Të dyshuarit kanë arritur të përfitojnë në mënyrë të kundërligjshme nga viktima shuma të mëdha të parave si dhe prona të paluajtshme dhe të luajtshme si formë e interesit nga veprimtaria e fajdesë, vlera e të cilave kalon shumën mbi 1 milion euro. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Gazeta online Reporteri.net gjatë ditës së djeshme raportoi se të arrestuarit në këtë aksion janë: Leotrim Muçaj, Kujtim Kabashi, Bekim Kabashi, Durim Gashi, Xhevdet Kokollari dhe Lulzim Ahmetaj.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...