Petrit Selimi, ish-zv.ministër në Qeverinë e ish-kryeministrit Hashim Thaçi, ka shkruar një status, ku ka komentuar qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.
Sipas Selimit, në katër vitet e qeverisjes së Kurtit është përkeqësuar deficiti tregtar.
Në këtë kontekts, ai ka dhënë një statistikë.
“Në katër vitet e qeverisjes së Kurtit në Kosovë, deficiti tregtar u përkeqësua me 90 për qind! Nga 2.8 miliardë euro në mbi 5 miliardë euro. Absolutisht çdo hap fiskal, si dhurimet parazgjedhore të javëve të fundit prej 100 € për të gjithë pensionistët dhe fëmijët, e ka përkeqësuar deficitin katastrofik” – ka shkruar ai.