Live

Ambasada e SHBA viziton Sach Corporation – Forcimi i bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara

15:00 / 15 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Prishtinë – Sach Corporation pati nderin dhe kënaqësinë të mirëpriste në selinë e saj qendrore një delegacion të nivelit të lartë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, të udhëhequr nga Anu Prattipati, e ngarkuara me punë, e shoqëruar nga Rama Muhammed, Zyrtare Ekonomike, dhe Blond Gerqari, Këshilltar Komercial.

Qëllimi i vizitës ishte të merrej një pasqyrë e drejtpërdrejtë dhe e tanishme mbi historinë, arritjet dhe potencialin e rritjes së kompanisë, si dhe të diskutoheshin mundësi për bashkëpunim ekonomik mes bizneseve kosovare dhe atyre amerikane.

Shfaqja e kapaciteteve dhe standardeve të larta

Gjatë vizitës, delegacioni u prit nga udhëheqësia e Sach Corporation, e cila prezantoi rrugëtimin dhe zhvillimin e kompanisë, përfshirë dy markat kryesore: Sachpizza dhe Sachcaffe. Mysafirët patën mundësinë të vizitojnë:

  • Qendrën e Trajnimeve, ku zhvillohen programe të avancuara për zhvillimin e aftësive dhe ekspertizës së stafit.
  • Fabrikën moderne të prodhimit, e cila operon sipas standardeve më të larta ndërkombëtare ISO 22000 dhe HACCP.
  • Depon qendrore, ku menaxhohet me kujdes çdo hap i procesit të furnizimit dhe shpërndarjes.

Sach Corporation aktualisht operon në tre shtete të Ballkanit, me mbi 24 lokacione dhe një ekip prej më shumë se 600 punonjësish në këto tregje.

Diskutime për të ardhmen

Në takimin zyrtar, Sach Corporation diskutoi proceset, sfidat dhe planet strategjike të kompanisë, si dhe rrugët e mundshme për zgjerimin e bashkëpunimit me kompani dhe investitorë nga SHBA. Përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA u njohën me planet e kompanisë të fokusuara në forcimin e partneriteteve ekonomike mes dy vendeve.

Një hap drejt zgjerimit ndërkombëtar

Ky takim përfaqëson një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e Sach Corporation drejt forcimit të lidhjeve ndërkombëtare dhe rritjes së pranisë së saj në tregun global. Përmes inovacionit, cilësisë dhe partneriteteve strategjike, kompania synon të ofrojë produkte dhe shërbime të standardit më të lartë për klientët brenda dhe jashtë vendit.

#SachCorporation #Sachpizza #Sachcaffe #USAinKosovo #Partneritet #Inovacion #Cilesi

  • Ky artikull është i sponsorizuar

Shpërndaje në

U Kopjua