Visar Azemi nga LDK ka thënë se ankandi për parkun e erës duhet të kishte ndodhur shumë më herët.
“Kosova ka nevojë për veprime, jo fjalë! Qeveria e Kosovës nisi ankandin për parkun e erës me kapacitet prej 100 MË, një hap që duhet të kishte ndodhur shumë më herët! Ky është vetëm një hap i vogël në një rrugë të gjatë, ndërkohë që vonesat dhe mangësitë në politikën energjetike po na kushtojnë shumë.”
Azemi ka shtuar se ankandi solar “nuk u bë akoma asgjë që nga shpallja e fituesit”.
Sipas tij kjo ka ndodhur sepse qeveria nuk ka pasur vizion dhe nuk ka reaguar me kohë për të ndihmuar zhvillimin e sektorit të energjisë.
“Është ankandi i dytë pas atij solar, që, për fat të keq, nuk u bë akoma asgjë që nga shpallja e fituesit. Pse? Sepse Qeveria nuk ka pasur vizion dhe nuk ka reaguar me kohë për të ndihmuar zhvillimin e sektorit të energjisë. Ky proces është tepër i ngadalshëm dhe i pamjaftueshëm për të përballuar nevojat e ekonomisë sonë.”
Ai ka thënë se “Kosova ka nevojë për një qeveri që është e guximshme dhe që ka vizionin dhe vullnetin për të ndërtuar shumë më tepër kapacitete të reja energjisë, duke përfshirë edhe ato të burimeve të ripërtëritshme”.
“Qeveria e ardhshme e LDK-së do të marrë hapa të menjëhershëm në ndërtimin e një infrastrukture energjetike që është e qëndrueshme dhe e arritshme për të gjithë qytetarët. Vonesat në projektet jetike për Kosovën marrin fund më 9 shkurt.”