Live

Anulohet protesta e punëtorëve të RTK-së

14:55 / 16 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Protesta e paralajmëruar për të hënën nga punëtorët e RTK-së që nuk janë pjesë e asnjë sindikate, është anuluar.

Vendimin për anulim e ka bërë të ditur Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (SPERTK).

Anulimi i protestës vjen pas vendimit të Qeverisë në detyrë për ndarjen e mjeteve buxhetore përmes huas që do t’i mundësojë RTK-së të dalë nga kriza aktuale financiare.

SPERTK i ka bërë thirrje Kuvendit që me urgjencë të miratojë Ligjin e ri për RTK-në, të sigurojë financim të pavarur, rritje të buxhetit dhe ndryshim të formës së raportimit financiar një herë në vit për shpenzimet buxhetore.

“Po ashtu, kërkojmë që në rast mungese të Kuvendit të Kosovës, e drejta për ndarjen dhe alokimin e buxhetit të RTK-së të kalojë jo vetëm te Komisioni për Buxhet dhe Transfere, por edhe te Thesari, sipas ligjit, për të shmangur situata si kjo që sapo kaluam”, tha SPERTK.

Shpërndaje në

U Kopjua