Apeli i GJKKO-së ka publikuar në mënyrë të përmbledhur vendimin mbi caktimin e masës detyrim paraqitjeje për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.
Euronews Albania flitet se pse u mor vendimi për të zëvendësuar masën arrest shtëpie në detyrim paraqitjeje për Berishën.
“Lidhur me zëvendësimin e masës së sigurimit personal nga ajo e “Arrest në shtëpi” në “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, duke marrë parasysh:
– faktin se kërkuesi kishte një vit me masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”,
– faktin se moszbatimi i detyrimeve që lidheshin me masës e sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” bazoheshin mbi një alibi për antikushtetuetshmërinë e kësaj mase, të rrezuar tashme nga Gjykata Kushtetuese,
– moshën dhe rrethana e tjera që kanë qenë në konsideratë të gjyqtarit të hetimeve paraprake, por të vlerësuara tashmë në raport me këto rrethana të tjera,
– si dhe duke mbajtur në konsideratë faktin që jemi në periudhën para fushatës zgjedhore dhe kërkuesi është konsideruar edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese si lideri i opozitës, ose kryetar i partisë kryesore opozitare, u arrit në përfundimin që masa e sigurimit “Arrest në shtëpi” nuk ishte më e nevojshme”, thuhet në vendim sipas Euronews Albania.
Më tej Apeli i GJKKO-së paralajmëron Berishë se nëse nuk zbaton masë detyrim paraqitjeje ndaj tij do aplikohet një masë më e rëndë sigurie.