Live

Arben Gashi: Kushtetuta momentalisht Vetëvendosjes ia garanton vetëm kryetarin e Kuvendit

23:04 / 19 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Arben Gashi ka folur për sfidat që po kalojnë bashkë me Vetëvendosjen për të ndërtuar një koalicion qeverisës.

Gashi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë sistemi zgjedhor dhe kushtetues i Kosovës deri më tani Vetëvendosjes ia garanton vetëm postin e kryetarit të Kuvendit e jo postet tjera.

Ai ka thënë se ky pozicion edhe me vendim të Gjykatës Kushtetuese është sqaruar që i takon partisë që ka dalë e para në zgjedhje, përcjell Telegrafi.

Deputeti i zgjedhur i LDK-së ka thënë se LDK për shkak të negociatave ka anashkaluar daljen publike në televizione për të ndërtuar një klimë mirëbesimi ndërkohë që sipas tij nga pala tjetër ka pasur “vërshime” të daljeve në studio televizive.

Ai ka thënë se nuk është e lehtë të nderohet një koalicion mes një partie të djathtë si LDK-ja me një parti të majtë si Vetëvendosje e që sipas tij këto janë partia e dytë dhe e parë.

Gashi ka thënë se LDK në pozicionin që është as nuk mund ta propozojë kandidatin për president pasi për një gjë të tillë duhen 30 vota e që LDK i ka vetëm 28.

“Për t’u zgjedhur presidenti duhen 2/3 të jenë të pranishëm në sallë që ne bashkë me Vetëvendosjen nuk i kemi. Prandaj duam që kjo çështje vetëm të hapet e jo të përmenden emra”, tha ndër të tjera Arben Gashi./Telegrafi

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...