Arben Krasniqi zgjidhet sekretar i zyrës së kryeministrit.
Emërimi i tij është bërë sot në mbledhjen e qeverisë.
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla e ka paraqitur vendimin për emërimin e Krasniqit.
“Propozimvendimi është në harmoni me dispozitat e Ligjit për zyrtarët e lartë publikë. Ai është diskutuar dhe konslutuar me të gjitha institucionet përkatëse dhe i përmbush kërkesat procedurale”, tha Sveçla.