Live

Arben Vitia shkon në QKUK, tregon për gjendjen shëndetësore të të plagosurve nga sulmi me thikë në Ferizaj

20:38 / 11 Nëntor 2024

Nga Kosova Live

Një rast i rëndë ka ndodh sot në qytetin e Ferizajt. Një burrë dyshohet se ka ther me thikë katër persona që ishin kalimtarë të rastit, raporton KosovaLive.

Rastet e therjes kanë ndodh në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci”, në rrethana që akoma nuk dihen.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Ekrem Sadiku, rreth 59 vjeçar.

Të lënduar nga i dyshuari kanë mbetur dy vajza të mitura: M.M., 10 vjeçare; L.M., 15 vjeçare; V.H., 29 vjeçar dhe N.M., 32 vjeçar.

Tre nga të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm dhe për gjendjen e tyre ka folur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Janë katër të lënduar, dy në gjendje më të rëndë. Një vajzë ka qenë në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, por pas intervenimit të mjekëve dhe futjes në sallën operative, gjendja e saj tash është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë”, tha ministri Vitia, shkruan KosovaLive.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...