Tre burra nga Deçani kanë sulmuar me Kaçavidë dy persona, të cilët si pasojë e plagëve të shkaktuara nga mjeti i mprehtë, kanë pranuar dhe tretman mjekësor. Dy nga të dyshuarit janë arrestuar. Ndërsa personi i tretë gjendet në arrati.
“Deçan 09.01.2025, 22:35. Është raportuar se tre të dyshuar meshkuj kosovarë kanë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (kaçavidë) dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri nga të dyshuarit gjendet në arrati”, thuhet në raportin e policisë.