Policia e Vushtrrisë ka arrestuar një person për shkak të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar të mbajtur në rrugën “Hajriz Musa”.
Sipas njoftimit të policisë në Facebook, njësitë policore kanë reaguar menjëherë pas njoftimit për zhurmat e armëve dhe kanë identifikuar vendin e ngjarjes si dhe personin që kishte shtënë, transmeton Klankosova.tv.
I dyshuari, 29 vjeç, u arrestua dhe u shoqërua në stacionin policor. Në cilësi të provave janë konfiskuar: një pistoletë me gaz, një karikator, 19 fishekë dhe 3 gëzhoja.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është inicuar rast penal për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.